Buffon tregon historinë e jashtëzakonshme si e refuzoi Barcelonën për Parman - NACIONALE

Buffon tregon historinë e jashtëzakonshme si e refuzoi Barcelonën për Parman

1 vit më parë

nga NACIONALE

Portieri Gianluigi Buffon e ka treguar një histori të mrekullueshme se si e refuzoi Barcelonën për t’iu bashkuar Parmas.

Pasi njoftoi largimin nga Juventusi, italiani kishte rastin për të kaluar te Barcelona, megjithatë e mohoi duke kaluar te skuadra ku e nisi karrierën, Parma.

Ai për “CorSera” ka treguar se i ka pëlqyer ideja për të luajtur për blaugranasit më saktësisht me Lionel Messin, mirëpo pastaj mori një “shenjë” se duhet të luajë për Parman.

“Barcelona më bëri ofertë që të bëhesha portieri i dytë. Më pëlqeu ideja që të luaj edhe me Messin pas Cristiano Ronaldos”.

Pastaj një ditë isha duke vozitur dhe kënga e Jovanottit “Bella” nisi... Nuk e kisha dëgjuar atë këngë që 10 vite. Shikova lartë dhe e pashë shenjën e largimit që thoshte Parma”.

Kjo ishte shenjë për mua. Ta përfundoj aty ku gjithçka nisi”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Buffon u pensionua në gushtin e vitit 2023 pasi kaloi dy vite te Parma.

Gjatë karrierës së tij profesionale, Buffon zhvilloi ndër të tjera plot 176 paraqitje për kombëtaren e Italisë.

Lajme të ngjashme