Bruno Guimaraes: Kurrë nuk thashë se doja të largohesha - NACIONALE

Bruno Guimaraes: Kurrë nuk thashë se doja të largohesha

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Bruno Guimaraes thotë se dëshiron të fitojë trofe me Newcastle Unitedin dhe që asnjëherë nuk e kërkoi largimin.

Guimaraes ishte prioritet për mesfushën e Arsenalit dhe Man City, megjithatë asnjëra skuadër nuk bëri ndonjë ofertë zyrtare në këtë afat të verës.

Braziliani së fundmi është pyetur për këto spekulime, ndërsa nënvizoi se nuk e mendoi asnjëherë largimin nga klubi, me të cilin ka dëshirë të fitojë trofe.

“Kurrë nuk thashë se doja të largohesha. Gjithnjë kam thënë dua ta vendos emrin në historinë e klubit dhe kjo s’ka ndryshuar. Dua të jem në Ligën e Kampionëve prapë, dua të fitojë trofe. Kjo është ëndrra ime”.

Guimaraes shtoi se nuk e dinte as klauzolën e lirimit në kontratën, e cila skadon më 2028.

“Jam shumë i lumtur. Drejtuesit më kanë dhënë përgjegjësi të madhe për të qenë lider i grupit. Dua të jem lider. Falënderues ndaj tij (trajnerit) dhe stafit, është koha që t’iu jap diçka të veçantë".

Newcastle United mbeti jashtë garave evropiane këtë sezon, megjithatë objektivi për sezonin 2024/25 është të hyjë në top katërshe.

Lajme të ngjashme