Bruno Fernandes për largimin e De Geas: Do të më mungosh vëlla - NACIONALE

Bruno Fernandes për largimin e De Geas: Do të më mungosh vëlla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Unitedit, Brundo Fernandes, ka komentuar largimin e David de Geas nga djajtë e kuq, duke thënë se spanjolli do t’i mungojë shumë atij.

Të shtunën, David de Gea konfirmoi se është larguar nga Manchester United pas një periudhe 12-vjeçare. Mesazhet nga shokët e skuadrës ishin të shumta për portierin, kontrata e të cilit skadoi në fund të muajit të kaluar.

Një mesazh i tillë mbështetjeje erdhi nga zëvendës kapiteni i United Bruno Fernandes, megjithëse ai la të kuptohet se klubi nuk e trajtoi De Gean në mënyrën e duhur.

“Ti e di se çfarë mendoj për ty dhe sa shumë do të më mungosh vëlla”, ka postuar mesfushori në Instagram. “Ti e meriton lamtumirën në stadium me të gjithë tifozët që ju brohorasin për të gjitha kujtimet e bukura. Ju keni bërë histori në klub dhe emri juaj nuk do të harrohet dhe askush nuk mund t'jua heqë këtë meritë."

De Gea, i cili bëri 545 paraqitje për Unitedin pasi u bashkua nga Atletico Madrid në vitin 2011, nuk pati mundësinë t'i thoshte lamtumirë turmës në Old Trafford.

Bruno Fernandes De Gea

United thuhet se ndryshoi ofertën e një zgjatjeje kontrate që i kishin ofruar më parë portierit, duke rezultuar në tërheqjen e të dyja palëve për të reflektuar mbi situatën.

De Gea tani është një lojtar i lirë, kështu që mund të negociojë me kërkuesit e mundshëm. Pas largimit të De Geas, United pritet të nënshkruajë me Andre Onana nga Interi për rreth 55 milionë euro.

Lajme të ngjashme