Bruno Fernandes mbetet te Man Utd, arrin marrëveshje për rinovim
Mesfushori Bruno Fernandes ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për rinovimin e kontratës.
Ylli portugez këtë verë ishte shënjestër e Bayern Munichut, megjithatë asnjë marrëveshje s’u arrit as në aspektin personal, apo mes dy klubeve.
Duke marrë parasysh interesimin e gjigantit gjerman, Unitedi nuk ka rrezikuar duke e bindur për rinovimin e kontratës, për tre vite, me opsion vazhdimi për të katërtin.
“Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje me Bruno Fernandesin për ta vazhduar kontratën”.
“Marrëveshja e re deri më 2027 plus opsioni për edhe një tjetër vit është përfshirë, pra 2028, paga në nivelin më të lartë”, shkroi ndër të tjera gazetari Fabrizio Romano.
🚨🔴 EXCLUSIVE: Manchester United have reached an agreement with Bruno Fernandes to extend his contract!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 11, 2024
New deal will be valid until June 2027 plus option included for further season, June 2028 — salary at top #MUFC level.
All set to be signed before end of the summer window. pic.twitter.com/csC3HGkrgH
Fernandes ditëve në vijim do ta nënshkruajë kontratën e re, kësisoj kapiteni nuk do të largohet nga “Old Trafford”.
Unitedi ndërkohë e nisi sezonin me humbje, duke u mposhtur në “Community Shield” nga rivali City pas ekzekutimit të penalltive.