Brighton e “shkatërron” Tottenhamin
Brighton ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Tottenhamit, në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë.
Vendasit ishin shumë herë më të mirë se londinezët, duke triumfuar bindshëm me rezultat 4:1.
Jack Hinshelwood me një goditje fantastike i dha epërsinë Brightonit epërsinë, duke qenë i saktë nga afërsia (11’).
Brighton vazhdoi të dominonte me Dejan Kulusevskin që shkaktoi një 11-metërsh, nga e cila i pagabueshëm ishte Joao Pedro (23’).
Vendasit mund të realizonin sërish mirëpo që James Milner dhe Pedro s’i finalizuan disa nga tentimet e shumta.
Tottenham dha pak shenja jete në pjesën e dytë, me Richarlison që realizoi por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Mirëpo, pas kësaj Brighton riktheu dominimin me Pervis Estupinian që realizoi gol fantastik pas asistimit të James Milnerit (63’).
Fitoren e Brightonit e vulosi Pedro, duke shënuar prapë nga pika e bardhë pasi Lo Celso bëri një ndërhyrje të panevojshme (76’).
Tottenham nuk u dorëzua, duke shënuar dy gola në fund por kjo ishte e tëra që arritën të bënin.
Talenti argjentinas Alejo Valiz realizoi pas një asistimi të kapitenit Heung-Min Son (81’), ndërsa pesë minuta më vonë Ben Davies nuk dështoi nga afërsia me kokë në portën e zbrazur (86’).
Me këtë fitore, Brighton renditet në pozitën e tetë me 30 pikë derisa Tottenham zë vendin e pestë me 36 sosh.