Brighton e “ëndërron” transferimin e Brajan Grudës - NACIONALE

Brighton e “ëndërron” transferimin e Brajan Grudës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekipi i Premierligës Brighton është duke ëndërruar nënshkrimin me sulmuesin shqiptar Brajan Gruda.

Gruda që refuzoi Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar për të luajtur me Gjermaninë, ka fituar vëmendjen e shumë klubeve falë paraqitjeve të hatashme me Mainz 05.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Brightoni tani do t’i rivalizojë skuadrat gjermane për të siguruar shërbimet e anësorit këmbëshpejtë.

Brajan Gruda është një shënjestër ëndrrash për Brightonin këtë herë, konsiderohet talent i madh dhe lojtar i të ardhmes”.

Nuk do të jetë marrëveshje aspak e lehtë sepse Mainz planifikon ta mban Grudën por Brightoni e ka diskutuar emrin e tij”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Gruda kërkohet me ngulm edhe nga rivalët si Bayern Munich e Borussia Dortmund.

Kujtojmë, muajin e kaluar Gruda e pranoi se e ka ëndërr të luajë në fanellën bavarezze, por aktualisht është i fokusuar te Mainzi.

Shqipëria ndërkohë vazhdon të punojë për ta bindur që ta lërë Gjermaninë, por deri më tani nuk ia kanë arritur, me anësorin që duket se ka vendosur të ndjek hapat e bashkëvendasit Shkodran Mustafi.

Lajme të ngjashme