Brazili shënon fitore bindëse ndaj Paraguait, shkëlqen Vinicius Junior
Kombëtarja e Brazilit ka shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Paraguait, në xhiron e dytë të grupit D, kështu duke rritur gjasat për një kualifikim në fazën e eliminimit direkt.
Në një ndeshje vendimtare të Grupit D të Kupës së Amerikës 2024, Brazili u rikthye nga barazimi pa gola kundër Kosta Rikës për të siguruar një fitore bindëse 4:1 ndaj Paraguait të shtunën, më 29 qershor, në stadiumin Allegiant në Las Vegas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fitorja e sheh Brazilin që të ngjitet në vendin e dytë në tabelë dhe të rrisë shanset e tyre për të kaluar në fazën eliminatore të turneut.
Brazili e filloi mirë takimin dhe ishte më këmbëngulëse në fazën sulmuese, me rastin e parë serioz që ishte penalltia e minutës së 31-të, kur Lucas Paqueta gaboi.
Vetëm katër minuta më vonë, pas një aksioni të shkëlqyer, Paqueta asistoi për Vinicius, i cili bëri veprime fantastike, për të shënuar për 1:0.
VINI JUNIOR ✨ pic.twitter.com/DxZDKhcgrx
— CONMEBOL Copa América™️ ENG (@copaamerica_ENG) June 29, 2024
Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Savinho, dyfishoi rezultatin, duke shënuar në portën boshe.
Saaaaavinhoooooo 🫡 pic.twitter.com/QygwAFj7Xt
— CONMEBOL Copa América™️ ENG (@copaamerica_ENG) June 29, 2024
Në minutat shtesë, Vini Jr, shënoi golin e dytë personal, për rezultatin 3:0, kur mbrojtësi i Paraguait bëri gabim katastrofal.
VINI JUNIORRRRR 🤩 pic.twitter.com/cUMpaCuBEN
— CONMEBOL Copa América™️ ENG (@copaamerica_ENG) June 29, 2024
3:0 u mbyll pjesa e parë e takimit, ndërsa në 45 minutat në vazhdim u shënuan dy gola, me secilën kombëtare nga një.
Fillimisht ishte Paraguai që me anë të Alderete ngushtuan rezultatin në 3:1 në minutën e 48-të.
Ndërsa për rezultatin përfundimtar 4:1 shënoi Lucas Paqueta, në minutën e 65-të, kur kësaj radhe u tregua i saktë nga penalltia.
Paquetá 🕺🇧🇷 pic.twitter.com/yS3zKYDeEF
— CONMEBOL Copa América™️ ENG (@copaamerica_ENG) June 29, 2024
Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat dhe Brazili iu gëzua fitores së thellë, që i çon ata në vendin e dytë në grupin D.
Selecao ka katër pikë në dy ndeshje të zhvilluara, dy më pak se lideri Kolumbia, me të cilët do të takohet në xhiron e fundit, që do të jetë vendimtare për kalimin e grupeve, pasi që kolumbianët tashmë e kanë siguruar çerekfinalen.
Brazilit do t'i nevojitet vetëm një pikë për të siguruar kalimin tutje, teksa me fitore do ta siguronte vendin e parë.