KATAR 2022 | Brazil – Zvicër: Xhaka titullar, Shaqiri në stol - NACIONALE

KATAR 2022 | Brazil – Zvicër: Xhaka titullar, Shaqiri në stol

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Granit Xhaka do ta udhëheqë Zvicrën kundër Brazilit në një ndeshje të rëndësishme për fatin e saj në gazën grupore në Kupën e Botës këtë pasdite në Katar.

Por Xherdan Shaqiri është lënë në stol, pasi trajneri i helvetikëve vendosi t’i japë këtë epitet Fabian Riederit.

Te brazilianët, siç pritej, mungon Neymari shkaku i lëndimit.

Brazili dhe Zvicra i fituan ndeshjet e tyre të para në Katar dhe do ta kërkojnë kualifikimin me një fitore të mundshme sonte.

Barazimi i Kamerunit me Serbinë në ndeshjen e zhvilluar sot në këtë grup u jep atyre edhe më shumë komoditet në këtë përballje, pasi kamerunasit dhe serbët kanë vetëm nga një pikë pas dy ndeshjeve.

Formacionet zyrtare:

Zvicra:

Brazili:

Lajme të ngjashme