Brahim Diaz e le Spanjën për Marokun - NACIONALE

Brahim Diaz e le Spanjën për Marokun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Brahim Diaz është përfshirë në paralistën e kombëtares së Marokut për ndeshjet e muajit mars.

Pavarësisht që pritej që Diaz të ftohej nga kombëtarja e Spanjës për ndeshjet e marsit, lojtari ka vendosur ta ndryshojë përfaqësuesen dhe të luajë për Marokun.

Marca” raporton se tani edhe Real Madridi është njoftuar që Diaz do të luajë për Marokun, pasi Federata Afrikane i ka dërguar dokumentet zyrtare te klubi madrilen.

Diaz zyrtarisht ende nuk ka nënshkruar dokumentet, ku tani ka dy opsione në tavolinë dhe raportohet se preferon Marokun, shkaku që i është ofruar shansi të bëhet ylli i skuadrës, gjë që i konvenon më shumë se të gjithë faktorët e tjerë.

Ditëve apo javëve në vijim, Diaz pritet ta komunikojë zyrtarisht vendimin përmes një postimi në rrjetin social.

Në fakt, këta muajt e fundit anësori gjithnjë ka refuzuar të komentojë këtë situatë mirëpo thuhet se preferon që të luajë për kombëtaren që eliminoi Spanjën në Kupën e Botës së fundit.

Maroku zhvillon dy miqësore këtë muaj, ku më 22 mars do të jetë nikoqir i Angolas, kurse katër ditë më vonë do të përballet me Mauritanian.

Lajme të ngjashme