Boston Celtics kampion në NBA
Boston Celctics e ka fituar titullin e kampionit në nivelin më të lartë të basketbollit, NBA.
Boston triumfoi në finale me rezultat 4:1 në seri ndaj Dallas Mavericks, edhe pse shumë i panë këta të fundit si favorit.
Boston ishte e shkëlqyer në finalen e fundit, duke shënuar fitore 106-88 (28:18, 39:28, 19:21, 20:21).
Qysh nga çereku i parë, Boston tregoi që nuk do të bënte më lëshime duke e mbyllur me 10 pikë avantazh (28:18).
Kjo diferencë veçse u rrit në çerekun e dytë, me 11 pikë epërsi apo rezultati i pjesës së parë që doli të jetë 67: 46.
Dallasi tentoi të këndellet por e kishte të vështirë ta thyente mbrojtjen e Bostonit, duke e mbyllur me vetëm dy pikë epërsi çerekun e tretë (19:21).
Krejt në fund, Bostoni veçse u sigurua ta ruante këtë rezultat fantastik që kishte duke e përfunduar çerekun e fundit me rezultat 20:21, apo i përgjithshmi 106:88.
Jayson Tatum ishte i shkëlqyeshëm, duke qenë lojtari më i mirë me 31 pikë, tetë topa të kthyer e 11 asistime, derisa Luka Doncic u dallua te Dallasi me 28 pikë të realizuara, 12 topa të kthyer e pesë asistime.