Borxhi i Barcelonës mbetet i njëjtë sikur kur u largua Lionel Messi
Borxhi i Barcelonës është i njëjti tani sikur kur Lionel Messi u largua nga klubi më 2021, pasi kampioni spanjoll është hiç më pak se 1.35 miliard euro borxh.
Joan Laporta u kthye në postin e presidentit të Barçës në mars 2021 dhe për detyrë kishte rivendosjen e rendit financiar në Camp Nou.
Por shumë pak përparime janë bërë që prej atëherë, pasi zëvendëskryetari i financave, Eduard Romeu, foli në një konferencë për media ku zbuloi se klubin vazhdon të jetë në borxh miliardësh.
Ai tregoi se borxhi mbetet 1.35 miliard euro, dhe në këtë shifër nuk përfshihet kostoja prej 1.5 miliard euro e projektit “Espai Barça” për rizhvillimin e madh të stadiumit të famshëm të klubit.

Romeu theksoi se borxhet janë mbledhur gjatë një periudhe 10-vjeçare.
Por Barça e ka ndër mend të vazhdojë të shpenzojë, pasi thuhet e do ta përforcojë skuadrën me emra të rinj gjatë aftit kalimtar të kësaj vere.
Klubi e ka ulur limitin e pagave nga 708 milionë euro në 528 milionë euro dhe do ta ulin atë edhe për 51 milionë të tjera nëse ia dalin t’i largojnë lojtarët si Clement Lenglet, Samuel Umtiti, Alex Collado, Gustavo Maia dhe Sergino Dest.
Klubi u ka borxh 389 milionë euro disa lojtarëve por kjo nuk do t’ia pamundësojë regjistrimin e lojtarëve kyçë si Ronald Araujo dhe Gavi.
Romeu i ka hedhur poshtë pretendimet e ish-rivalit të Laportës për president, Victor Font, se klubi është në gjendje më të keqe tani sesa që ishte kur e largoi Messin – pasi nuk ishin në gjendje t’i ofronin marrëveshje të re argjentinasit.