Borussia Monchengladbach befason Bayern Munichun
Borussia Monchengladbach ka bërë befasinë në kuadër të xhiros së 21-të në Bundesliga, me fitore ndaj Bayern Munichut.
Monchengladbach triumfuan me rezultat 3:2 ndaj "Bavarezzëve", të cilët ishin me 10 lojtarë në fushë pas vetëm tetë minutave lojë.
Zhvillohej minuta e tetë me mbrojtësin Dayot Upamecano që bëri një ndërhyrje të rëndë dhe pas shikimit të VAR-it e ndëshkuan me karton të kuq.
Monchengladbach kaloi në epërsi me anë të Lars Stindl pas një asistimi fantastik të Jonas Hofmann (13').
Sidoqoftë, "Bavarezzët" arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Eric Maxim Choupo-Moting, që u asistua për mrekulli nga Alphonso Davies (35').
Por, duke pasur një futbollist më shumë, Monchengladbach arriti ta mbajë avantazhin duke rikthyer epërsinë me anë të Hofmann, i cili e kishte të lehtë ta dërgonte në portën e zbrazur pas asistimit të Alassane Plea (55').
Fitoren vendasit e vulosen me anë të Marcus Thuram shtatë minuta pa përfunduar koha e rregullt (83').
E tëra që arriti të bëjë Bayern Munichu, ishte goli i dytë njëkohësisht i fundit në këtë përballje. Atë e shënoi talenti Mathys Tel pas një tjetër asistimi të Davies (90+3').
Pas kësaj humbje, Bayern Munich mbetet përkohësisht në kreun e Bundesligas me 43 pikë, derisa Monchengladbach ngritët në pozitën e tetë me 29 sosh.
Bayern Munich në xhiron e radhës do ta pres Unionin Berlinin, derisa Monchengladbach do të udhëtojë për përballjen ndaj Mainz 05.