Borussia Dortmund mposht Augsburgun, një fitore larg titullit kampion - NACIONALE

Borussia Dortmund mposht Augsburgun, një fitore larg titullit kampion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Borussia Dortmund është shumë pranë që të shpallet kampion i Gjermanisë pas fitores ndaj Ausgburgut.

"Verdhëzinjtë" përfituan nga gabimi i Bayern Munichut duke mposhtur në udhëtim Augsburgun me rezultat 0:3, në kuadër të xhiros së 33-të në kampionatin gjerman.

Dortmund ishte skuadër më e mirë nga minuta e parë duke tentuar disa herë pas disa aksioneve të shpejta.

Situata për Ausgburgun u vështirësua pasi Felix Udokhai u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë brenda zonës (38).

Ishte qendërsulmuesi Sebastian Haller që shënoi një gol të bukur duke përfituar nga një gabim në mbrojtje për t'i dhënë epërsinë mysafirëve (59').

Pas kësaj, Dortmund vazhdoi të ishte më kërkuese dhe dyfishoi epërsinë gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt, sërish me Haller i cili u gjend në vendin e duhur duke shënuar pas një topi të kthyer (84').

Ndërsa fitoren e vulosi Julian Brandt, që realizoi pas një goditje të fuqishme në kohën shtesë (90+3').

Kësisoj, me këtë fitore Dortmund merr liderin e Bundeslgias me 70 pikë, dy më shumë se Bayern Munich derisa Augsburg vazhdon të rrezikojë rënien duke qenë në vendin e 14-të me 34 sosh.

Në xhiron e fundit, Borussia Dortmund do ta pres Mainz 05 dhe duhet t'i arkëtojë pikët e plota që të shpallet kampion, kuptohet nëse Bayern Munich nuk lëshon pikë ndaj FC Kolnit.

Lajme të ngjashme