Borussia Dortmund dhe PSG kualifikohen nga grupi i “vdekjes”
Borussia Dortmund dhe PSG kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, për të avancuar tutje si liderë të grupit.
Derbi në Gjermani ishte i “zjarrtë” nga minuta e parë, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1:1.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra skuadër nuk i finalizoi aksionet e shumta.
Kylian Mbappe kishte rastin më të mirë mirëpo disi dështoi të shënonte nga tre metra distancë në portën e zbrazur, me Niklas Sule që e largoi topin në çastet vendimtare.
Në pjesën e dytë, Karim Adeyemi i dha epërsinë Dortmundit me një gol nga afërsia pas asistimit të Fullkrug (51’).
Mirëpo, gëzimi i vendasve zgjati vetëm pesë minuta me Warren Zaire-Emery që shënoi nga distanca (56’).
PSG në fakt shënoi sërish, këtë herë përmes Kylian Mbappe që mori një asistim maestral nga Achraf Hakimi mirëpo u anulua për pozitë jashtë loje.
Kështu, Dortmund kualifikohet si lider në grupin F me 10 pikë derisa PSG avancon si pozitë e dytë me tetë sosh.