Bonucci shpjegon arsyen pse e refuzoi Man Cityn dy herë dhe komenton rikthimin e bujshëm te Juventusi
Ish futbollisti Leonardo Bonucci thotë se Man City e kërkonte në vitet 2016 dhe 2017, ndërsa situata ishte aq serioze sa bëri kërkesë edhe për pagë te gjiganti anglez.
Pep Guardiola e ka pëlqyer gjithnjë italianin, ndërsa provoi dy herë për të marrë në “Etihad Stadium”.
“Gjithmonë kam qenë korrekt dhe sinqerisht ndodhi në vitin 2016 dhe 2017 kur iu bashkova Milanit”.
“Nuk shkova në vitin 2016 sepse Juventusi nuk donte të më shiste dhe isha i lumtur në ato momente. Në vitin 2017, Montella dhe Mirabelli më telefonuan duke më premtuar se do të isha kapiten i Milanit. Nuk doja të largohesha dhe tashmë isha pajtuar për t’iu bashkuar Milanit para se PSG e City të thirrnin”.
Bonucci ndër të tjera pranoi se bëri kërkesën për pagë te City, por pastaj iu bashkua Milanit.
“Iu bashkova Milanit shkaku i situatës me Allegrin. Doja gjithmonë të qëndroja pranë djalit tim dhe nuk doja të shkoja jashtë sepse gjithmonë ka pikëpyetje se çka ndryshon”.
“Energjia me trajnerin dhe klubin nuk ishte e njëjtë. Allegri kishte vazhduar pas finales të Ligës së Kampionëve dhe u pajtuam se nuk mund të funksionojmë më së bashku. Do të ishte vështirë të rregullonim situatën”.
“Iu bashkova Milnait sepse po hapnin një cikël të ri. Nënshkruan me 12 lojtarë të ri verën e kaluar, por në fundin e sezonit ndryshoi dhe më thanë “Nuk ka vend për ty këtu”.
“Kësisoj, doja të rikthehesha te Juventusi. Kur u riktheva, u ndjemë më mirë se në të kaluarën”.
Bonucci zhvilloi 507 ndeshje për Juventusin, duke shënuar 37 gola dhe fituar tetë herë titullin e Serie A.