Bonucci Kushdo që i frikësohet gjykimit nuk është burrë - NACIONALE

Bonucci Kushdo që i frikësohet gjykimit nuk është burrë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Leonardo Bonucci e ka mbrojtur veten pas gabimit trashanik që i kushtoi Italisë me disfatë kundër Spanjës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të enjten.

Spanja e mundi 2:1 Italinë për të arritur në finale të sezonit 2022/23 të Ligës së Kombeve, ku e pret Kroacia.

Qendërmbrojtësi 36-vjeçar ishte titullar për Italinë por e nisi ndeshjen në mënyrën të tmerrshme të mundshme.

Bonucci e humbi një top në zonën e vet pasi e pranoi një pasim nga portieri Giggi Donnarumma, duke ia mundësuar Yeremy Pinos të shënojë për Spanjën qysh herët në ndeshje.

Trajneri Roberto Mancini vendosi ta zëvendësojë mbrojtësin e Juventusit menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, duke e futur në lojë Matteo Darmianin në vend të tij.

Në Itali nuk vonuan thirrjet që mbrojtësi veteran të largohet nga ekipi kombëtar dhe t’i jepet hapësirë gjeneratës së re para Euro 2024.

Në një reagim në Instagram, Bonucci e mbrojti veten për gabimin trashanik.

“Ja ku jam. Një takim që e njoh mirë. Një çast që nuk e kam për qëllim ta shmang. E di sa shumë mund të kushtojë një gabim i tillë në një ndeshje si kjo, por po ashtu e di se vetëdijesimi mund të na ndihmojë të shikojmë kah disa themele të caktuara që na mbajnë në këmbë”, shkroi Bonucci.

“Puna dhe pasioni të cilat më kanë shquar mua nuk do të lëkunden nga gjykimet e çastit. E di kush jam dhe si është loja”.

Ai shtoi: “Unë kam arritur gjithçka me punë të përditshme, flijim dhe përulësi. Dhe nesër do të jetë njëlloj, dhe pasnesër po ashtu, sepse kushdo që frikësohet nga gjykimi i të tjerëve nuk është burrë”.

Lajme të ngjashme