Bonucci: Eksperienca do ta ndihmonte Italinë në “Euro 2024” - NACIONALE

Bonucci: Eksperienca do ta ndihmonte Italinë në “Euro 2024”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Juventusit Leonardo Bonucci ka sugjeruar se eksperienca do ta ndihmonte Italinë në “Euro 2024”, por njëkohësisht pranuar se një lojtar individual nuk e bën gjithnjë ndryshimin.

37-vjeçari po ëndërronte të kishte një vend në skuadrën e Azzurëve, por Spalletti vendosi të mos e ftonte, e vetëm disa ditë më vonë njoftoi pensionimin.

Duke folur në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”, Bonucci tha se thirrja në ekipin kombëtar të Italisë për Kampionatin Evropian “ishte gjëja që më shtyu të vazhdoj këtë vit. Ishte një qëllim, por me kalimin e kohës dhe me ndryshimin e trajnerit, kuptova që mundësia (për të shkuar në EURO 2024) mund të mos kishte më.

Natyrisht kur sheh vëllezërit dhe shokët e skuadrës me të cilët keni luftuar më parë, dëshira për të thënë ‘mund t’u kisha dhënë një dorë’ të vjen në mendje. Një individ nuk e bën ndryshimin, unë mund të kisha ndihmuar me përvojë, por gjërat shkuan ashtu siç shkuan”, tha ai ndër të tjera.

Bonucci u largua nga Juventusi për herë të dytë në verën e vitit 2023, duke iu bashkuar skuadrës që po garonte në Ligën e Kampionëve Union Berlin, por arriti të zhvillonte vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat përpara se të përfundonte kontratën e tij në mes të sezonit.

Prej aty ai kaloi te Fenerbahce në Super Ligën Turke, ku gjeti minuta më të qëndrueshme në ekipin e parë, por kjo nuk mjaftoi që të fitonte një thirrje në skuadrën e Italisë së Luciano Spallettit.

Lajme të ngjashme