Bologna e ndal Milanin
AC Milan nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në udhëtim te Bologna, në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.
"Rossonerët" edhe pse dominuan pjesën më të madhe të kohës, në fund fituan vetëm një pikë me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:1.
Pas vetëm një minutë loje, Bologna kaloi në epërsi me anë të një goli të bukur të Nicola Sansone.
Milan tentoi ta barazojë rezultatin me anë të Florenzit, që ishte afër të shënonte nga gjuajtja e lirë por që s'ia doli.
Ishte Tommaso Pobega që me një goditje nga distanca e mposhti portierin mysafir për të vënë baraspeshën në lojë (40').
Pjesa e dytë ishte me më pak raste andaj edhe asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta gjejë rrugën drejtë rrjetës.
Milan dominoi dhe provoi disa herë me goditje nga distanca apo disa harkime, mirëpo që nuk i finalizuan.
Në anën tjetër, Bologna provonte me kundërzbritje përmes anësorëve por prapëseprapë nuk ia doli gjithashtu,
Me këtë barazim, Milan renditët në pozitën e katërt me 53 pikë, derisa Bologna zë vendin e tetë me 44 sosh.