BILD: Sane ndaloi Bayernin Munichun që të mos e përzë Sadio Manen nga klubi - NACIONALE

BILD: Sane ndaloi Bayernin Munichun që të mos e përzë Sadio Manen nga klubi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Leroy Sane thuhet se nuk ka lejuar klubin e Bayern Munichut që ta largojnë nga skuadra bashkëlojtarin Sadio Mane.

Një situatë e tensionuar ndodhi në dhomën e zhveshjes pas humbjes 3:0 nga Manchester City, ku senegalezi kishte goditur në fytyrë gjermanin pas një 'grindje' që nisi në fushë.

Si pasojë e kësaj, gjiganti gjerman e suspendoi Manen për ndeshjen e radhës ndaj Hoffenheimit dhe e gjobiten me plot 500 mijë euro.

Sidoqoftë, gazeta e madhe gjermane "BILD" raporton se klubi kishte konsideruar ta përzërë Manen, mirëpo Sane kishte ndërhyrë duke mos e lejuar një gjë të tillë.

Kësisoj, Bayern Munich vendosi për një suspendim dhe gjobë, por mos ta bëjë situatën edhe më të madhe, me dy futbollistët që kërkuan falje.

Si mbërriti situata në këtë pikë?

Sadio Mane goditi Leroy Sane në buzë derisa kishte diskutime në dhomën e zhveshjes pas një problemi që ndodhi brenda fushës, ku ish ylli i Liverpoolit kërkoi nga gjermani t'ia pasojë topin.

I menjëhershëm ishte reagimi i bashkëlojtarëve të tjerë, të cilët u detyruan t'i ndanin dyshen.

Në anën tjetër, asnjëri nga lojtarët nuk ka folur ende publikisht për këtë incident të ndodhur.

Lajme të ngjashme