BILD: Real Madrid gjen pasuesin e Kroos, favorit për Florian Wirtz - NACIONALE

BILD: Real Madrid gjen pasuesin e Kroos, favorit për Florian Wirtz

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi është favoriti për të nënshkruar me mesfushorin sulmues të Bayer Leverkusenit Florian Wirtz, në vitin 2025.

Gazeta më e madhe gjermane “BILD” raporton se gjiganti madrilen ka marrë hapat e parë për talentin, ndërsa nëse gjithçka shkon sipas planit atëherë do ta transferojnë më 2025.

Wirtz konsiderohet si pasuesi i Toni Kroosit, i cili pritet të pensionohet në atë vit, pasi ka arritur marrëveshje me “Los Blancos” për të qëndruar edhe sezonin tjetër.

Pavarësisht që u prit për një kalim te Bayern Munichu, raporti shton se Wirtz dhe familja e tij nuk e sheh më patjetër transferimin në “Allianz Arena” sepse beson se mund të luajë në një kampionat më të rëndësishëm.

Wirtz është kërkuar me ngulm nga top klubet edhe për këtë afat veror, megjithatë ka konfirmuar se do të qëndrojë edhe sezonin tjetër, edhe pse kontrata i skadon më 2027.

Ndër të tjera, për ta dëshmuar interesimin Real Madridi e ka dërguar një ndër skautët më të mirë Felipe Martin për të shikuar të gjitha ndeshjet, gjë që madrilenët zakonisht s’e bëjnë por ndodhi me Jude Bellingham.

Interesim për Wirtz kanë shprehur edhe Manchester City, Barcelona dhe Arsenali.

Lajme të ngjashme