Bie mbrojtja e Kosovës, Ebong dyfishon epërsinë e Bjellorusisë
Bjellorusia ka dyfishuar epërsinë vetëm dy minuta pasi shënoi golin e parë ndaj Kosovës.
Ishte mesfushori Max Ebong që shënoi një gol të bukur nga afërsia pas një moskoncentrimi të mbrojtjes ‘dardane’.
Bjellorusia ndërtoi një kundërzbritje ku mbrojtja kosovare vetëm e shikoi Ebongin duke e dërguar topin brenda rrjetës (75’).