“Besoj te ekipi”, Foda optimist para përballjes me Hungarinë - NACIONALE

“Besoj te ekipi”, Foda optimist para përballjes me Hungarinë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi Franco Foda është ndarë optimist në konferencë për shtyp për përballjen ndaj Hungarisë.

Kosova e nisi me fitore nën urdhrat e teknikut gjerman, i cili vlerësoi lartë Hungarinë por beson te ekipi kosovar.

Jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje shumë të rëndësishme, po vazhdojmë me shumë vetëbesim. Kemi fituar ndeshjen e parë me epërsi minimale por ka mundur të jetë me rezultat goxha të thellë. Sidoqoftë, tani jemi të fokusuar për ndeshjen ndaj Hungarisë, që do të zhvillohet në një stadium fantastik dhe me gjasë do të jetë me kapacitet të plotë

Një nga gazetarët hungarezë e pyeti se pse e sheh Hungarinë si skuadra e duhur për t’u përballur me Kosovën, duke pretenduar se shumë kombëtare kanë refuzuar të luajnë ndaj tyre, andaj edhe ata zgjodhën “Dardanët”.

Miqësorja është angazhuar para se të emërohesha. Ne duhet të përballemi me skuadra të nivelit të Hungarisë, sepse janë të kualifikuar në Evropian dhe aty është nivel ku synojmë të arrijmë, duhet të luajmë me kundërshtarë të asi niveli, që të aspirojmë për të mbërritur sa më parë në atë nivel. Pavarësisht sa e fortë është Hungaria ne kemi vetëbesim, do të luajmë me vetëbesim”.

Në fund, Foda shtoi se ka besim të plotë te Kosova dhe beson se janë mjaftueshëm të fortë që t’i bëjnë ballë.

Absolutisht që nuk duhet të jetë e lehtë sepse luajmë ndaj një ekipi me kualitet si Hungaria. Kemi zhvilluar ndeshjen e parë dhe besoj që bëmë një paraqitje të mirë, patëm disa mundësi shënimi ndaj një skuadre që ka cilësi teknike. Sidoqoftë, do të jetë vështirë të luajmë ndaj Hungarisë, edhe më vështirë sepse luajmë pa mbështetjen e tifozëve, por sido që të jetë mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te ekipi ynë”.

Përndryshe, derbi zhvillohet të martën me fillim nga ora 19:00 në “Puskas Arena”.

Lajme të ngjashme