“Besoj që do zhvillohet në Shqipëri” – Florian Marku jep lajmin e madh për meçin e radhës - NACIONALE

“Besoj që do zhvillohet në Shqipëri” – Florian Marku jep lajmin e madh për meçin e radhës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri shqiptar Florian Marku ka paralajmëruar tifozët se në ndeshjen e radhës ka shumë gjase që të zhvillohet në Shqipëri.

Kampioni i botës në kategorinë IBF ende nuk di për humbje, derisa së fundmi fitoi me nokaut ndaj Chris Jenkins.

Zhvillohej raundi i katërt, kur shqiptari i dha disa goditje të njëpasnjëshme ish kampionit britanik, i cili nuk mund të qëndronte në këmbë dhe gjyqtari e përfundoi ndeshjen.

Duke folur për “Sport News”, Marku paralajmëroi se 90 për qind janë shanset që beteja e radhës të zhvillohet në Shqipëri.

“Jemi në diskutime e sipër. Besoj që ndeshja e radhës 90% ka për të ndodhur ketë behar në Shqipëri. Më shumë do t’iu tregojë në vijim”.

Tashmë, janë bërë disa vite që kur Marku ‘luftoi’ në Shqipëri dhe pranoi se dëshiron të rikthehet sa më parë.

“Kam shumë dëshirë të rikthehem. Kam tre katër vite që nuk jam ndeshur në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur ta shoh stadiumin plotë me flamuj kuq e zi”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, në 12 meçe si profesionist, Marku ka regjistruar 11 fitore (shtatë nokaut, katër me vendim të gjyqtarit) dhe një barazim.

Pas fitores ndaj Jenkins, Marku shprehu haptas dëshirën që të 'luftojë' me Amir Khan duke thënë se do ta thyente.

"Mos përmendni emra që me kanë refuzuar kur isha duke u ngritur. Tani që po bëj shumë zhurmë, shumë fitore, të gjithë njerëzit më thërrasin".

"Dua djalin e Nigel Benn (Connor Benn), Kell Brook, Amir Khan - më jepni këta emra dhe do të shihni se si do t'i luftojë ata".

"Jam ende duke mësuar, mos harroni jam vetëm që tre vite në boks dhe kur Chris e fitoi titullin britanik, shumë njerëz e anashkalonin. Por, dëgjoni, me sillni Amir Khan të radhës - unë do ta thyej atë", ishte deklarata e “Mbretit shqiptar”.

Lajme të ngjashme