Besa Famgas për herë të 10-të rresht kampione e Kosovës - NACIONALE

Besa Famgas për herë të 10-të rresht kampione e Kosovës

10 muaj më parë

nga NACIONALE


Besa Famgas e ka fituar titullin e dhjetë radhazi në Superligë, duke e vulosur një mbizotërim të jashtëzakonshëm në hendbollin kosovar.


Besa e mposhti Trepçën në ndeshjen e dytë të playoff-it 37:30 të enjten në Mitrovicë për ta fituar titullin për sezonin 2022/23.

Ndërkohë, Trepça e përfundon sezonin me trofeun e Kupës së Kosovës, i cili ishte i parë pas 21 viteve, pasi e mundi pikërisht Besa Famgasin në finale javën e kaluar.

Besa e kishte fituar ndeshjen e parë të finales së play-off'it edhe më bindshëm se ndeshjen e parë në shtëpi.

Në Mitrovicë të enjten, klubi pejan ishte i pamëshirshëm ndaj vendasve duke mbajtur epërsi të thellë deri kah fundi, kur trajneri i ekipit vizitor u dha hapësirë të rinjve.

Arbios Mushkolaj shkëlqeu te Besa duke i shënuar tetë gola, një më shumë se bashkëlojtari Egzon Gjuka që pati 7 gola, pastaj Nikola Prce me gjashtë dhe Denis Shabanoviq me pesë.

Lajme të ngjashme