Bersant Celina bëhet i ‘gjallë’: Shënon eurogol në kampionatin suedez
Mesfushori kosovar Bersant Celina ka shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur për t’i dhënë epërsinë AIK-ut ndaj Djurgarden.
Celina hyri në fushë si inkuadrues në minutën e katërt shkaku që Ali pësoi lëndim, por e dëshmoi se e meritoi vendin me një gol të bukur nga distanca.
Me një goditje precize, Celina s’i dha asnjë shans portierit kundërshtar për ta vendosur skuadrën e tij në epërsi (57’).
GOLAZOOO FROM CELINApic.twitter.com/w5N9TDi9Pp
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) April 21, 2024
Me këtë gol, Celina tani mund ta rifitojë vendin në formacionin bazë pasi në ndeshjen e kaluar zhvilloi vetëm nëntë minuta, ndërsa ky është goli i parë për këtë sezon pas katër xhirove.