Bernardo Silva tregon se çka i nevojitet Man Cityt për ta fituar prapë Premierligën - NACIONALE

Bernardo Silva tregon se çka i nevojitet Man Cityt për ta fituar prapë Premierligën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Bernardo Silva është optimist se Manchester City ende mund të luftojë për titullin e Premierligës, sapo lojtarët e lënduar të kthehen nga lëndimet.

Portugezi zhvilloi 90 minuta në barazimin 2:2 ndaj Crystal Palace të shtunën, kurse të mërkurën i pret sfida ndaj Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht që janë tetë pikë prapa Liverpoolit, Silva është optimist se gara për titull ende s’ka mbaruar dhe që City mund të kthehet fuqishëm.

“Jemi vetëm në dhjetor. Do të donim të ishim në një pozitë ndryshe. Nëse do të riktheheshin lojtarët tanë shpejtë ne mund ta arrijmë”.

Me Man Cityn gjithmonë shihet si dy pikë të humbura. Një pikë është më mirë se zero, por nuk jemi të lumtur për momentin. E dimë situatën me lëndimet. Në këtë muaj të fundit nuk kemi qenë të mirë”.

Pas përballjes me Juventusin, Cityn e pret një tjetër sfidë e vështirë ndaj rivalit lokal Man United, skuadër që gjithashtu po tenton të rindërtohet nën urdhrat e Amorim.

Derbi mes Juventusit e Man Cityt zhvillohet këtë të mërkurë me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme