Bernardo Silva: Mund ta mposhtim Real Madridin, synojmë të gjithë titujt e mbetur - NACIONALE

Bernardo Silva: Mund ta mposhtim Real Madridin, synojmë të gjithë titujt e mbetur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka deklaruar se është optimist se do të sigurojnë finalen dhe ta eliminojnë Real Madridin.

Man City avancoi në gjysmëfinale pasi triumfoi me rezultat të përgjithshëm 4:1 ndaj Bayern Munichut, ndërsa tani do të përballen me gjigantin madrilen.

Pas ndeshjes për BT Sport, portugezi u deklaruar i lumtur me këtë fitore dhe mendon se mund të vazhdojnë kështu deri në fund.

"Kemi vuajtur deri në shkurt sepse nuk mund ta gjenim atë vazhdimësi që kishim prej 10 ose 15 fitoreve radhazi, por tani jemi konsistent, mendoj se kemi shanse në të gjitha kompeticionet dhe do të shkojmë pas tyre".

"Jemi në një pikë të sezonit që nëse lëshojmë paraqitjet atëherë jemi jashtë garës. Do të jetë vështirë, por ne do të punojmë shumë që të sjellim titujt në shtëpi".

"Hakmarrje ndaj Real Madridit? Shpresoj që po. Do të shkojmë patjetër, ne gjithmonë shkojmë deri në fund, por tani skuadra ka besim të plotë. Mendoj se ne do të avancojmë tutje".

Në fund, ai foli edhe për Haalandin duke deklaruar: "Erling është lojtar i veçantë, ndryshe nga ata që kemi pasur në të kaluarën. Atij nuk i duhen shumë prekje. Ai është fantazmë për 85 minuta dhe me një prekje e dërgon në rrjetë. Kur kemi kësi lojtari në sulm na bënë më të qetë mbrapa".

Ndeshja e parë mes Realit dhe Man Cityt zhvillohet në "Santiago Bernabeu".

Lajme të ngjashme