Bernardo Silva i vendos ultimatum Barcelonës - NACIONALE

Bernardo Silva i vendos ultimatum Barcelonës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Manchester Cityt Bernardo Silva dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet para se të përfundojë Kampionati Evropian “Euro 2024”, pavarësisht që vazhdon të jetë i lidhur me Barcelonën.

29-vjeçari ka kaluar një karrierë të suksesshme te City duke fituar pesë herë titullin e Premierligës, dy FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, pas shtatë viteve të suksesshme nën urdhrat e Guardiolas, Silva dëshiron një sfidë të re. Barcelona mbetet destinacioni favorit, sidomos me Joao Felix që ka deklaruar së fundmi që portugezi është gati për t’iu bashkuar katalunasve.

Sidoqoftë, Silva s’është i gatshëm që të presë deri në ditën e fundit të afatit veror për të parë se cila do të jetë e ardhmja e tij. “Sport” raporton se mesfushori sulmues i ka vendosur ultimatum Barcelonës që ta transferojnë para 14 korrikut, që është data kur përfundon “Euro 2024”.

Në rast që gjithçka shkon sipas planit, Silva atëherë do të ketë disa ditë kohë për t’u qetësuar me familje e pastaj të nis fazën parapërgatitore me bashkëlojtarët e rinj.

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez e ka kërkuar me prioritet nënshkrimin me Silvan, që e vlerëson si lojtari kyç për ta ngritur nivelin në sulm.

Përpos Silvas, Barcelona po shqyrton edhe transferimin e Darwin Nunez në vendin e Robert Lewandowskit, i cili kërkohet në Arabinë Saudite.

Lajme të ngjashme