Bernardin Jakaj e rrah keq serbin Nikolic - NACIONALE

Bernardin Jakaj e rrah keq serbin Nikolic

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri shqiptar Bernardin Jakaj ka shënuar fitore në meçin e pritur ndaj serbit, Nikolic.

Serbi nacionalist u rrah keq pas 10 raundeve të zhvilluar, ku nuk munguan provokimet nga ana e tij qysh para ndeshjes ku kishte provokuar me flamurin e Kosovës me ngjyrat serbe.

Përndryshe, Jakaj dominoi shumicën e raundeve dhe njëherë edhe arriti ta rrëzojë në tokë për ta vulosur fitoren.

Pas 10 raundeve të zhvilluara, me vendim unanim të gjyqtarëve Jakaj mori fitoren e madhe.

Për të, kjo është fitorja e 14-të rresht ku vazhdon të jetë i pamposhtur, derisa serbi Nikoliq shijon humbjen e tretë në karrierë.

Lajme të ngjashme