Bëri paraqitje mahnitëse ndaj Man Unitedit, Muric pjesë e formacionit të javës - NACIONALE

Bëri paraqitje mahnitëse ndaj Man Unitedit, Muric pjesë e formacionit të javës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri Aro Muric e ka shfrytëzuar në maksimum besimin e Vincente Kompany pas dy gabimeve që i kushtuan Burnleyt me katër pikë, duke bërë paraqitje të bukur ndaj Manchester Unitedit.

Muric bëri pritje të njëpasnjëshme ndaj gjigantit anglez, andaj edhe zuri vendin në formacionin më të mirë të javës.

E përditshmja “SofaScore” ka formuar formacionin më të mirë të javës, ku Muric ndodhet pranë emrave si Diaz, Saka, Fernandes e De Bruyne që gjithashtu ishin mahnitës në këtë xhiro.

Formacioni më i mirë i javës (3-4-3): Muric; Tarkowski, Burn, Gvardiol; Saka, Fernandes, De Bruyne, Robertson; Madueke, Isak, Diaz.

Përndryshe, Muric do të vazhdojë të jetë titullar deri në fundin e sezonit e mbetet të shihet nëse do të qëndrojë si pjesë e Burnley, në rast që bien nga liga.

Lajme të ngjashme