Berat Gjimshiti refuzon pagë trefish më të madhe, mbetet te Atalanta
Mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti ka refuzuar një pagë mbi tre herë më të madhe në Katar, për t’i qëndruar besnik Atalantas.
E ardhmja e qendërmbrojtësit dukej se do të ishte te skuadra Al Rayyan, megjithatë situata ka ndryshuar këto ditët e fundit.
Gjimshiti edhe pse po e konsideronte kalimin në Katar, ka vendosur tani të qëndrojë te Atalanta.
“Pavarësisht që mori një ofertë shumë të pasur (tre herë sa paga aktuale) nga Al Rayyan, Berat Gjimshiti ka vendosur të qëndrojë te Atalanta”, shkroi gazetari italian Nicolo Schira.
Despite a very rich bid received (three times as currently salary) from #AlRayyan, Berat #Djimsiti has decided to stay #Atalanta. #transfers https://t.co/EmizQ8wAPO
— Nicolò Schira (@NicoSchira) August 4, 2024
Al Rayyan ishte gati edhe të paguante çfarë do vlere që kërkonte Atalanta, por tani marrëveshja ka ngecur dhe një situatë e tillë mund të ndryshojë vetëm nëse arrijnë ta bindin lojtarin.
Gjimshiti është i fokusuar tani për të luftuar me Atalantan në Serie A si dhe të garojë në Ligën e Kampionëve, duke marrë parasysh se sezoni i kaluar ishte mjaftë i suksesshëm, ku arritën ta fitojnë Ligën e Evropës.