Benzema: Vinicius Junior e meriton Topin e Artë - NACIONALE

Benzema: Vinicius Junior e meriton Topin e Artë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Al Ittihadit Karim Benzema thotë se ylli i Real Madridit Vinicius Junior e meriton Topin e Artë.

Gara për Topin e Artë është bërë interesante pasi Spanja e fitoi Kampionatin Evropian, ngase tani edhe Rodri e Dani Carvajal i janë bashkuar garës.

Megjithatë, Benzema thotë se braziliani e meriton Topin e Artë shkaku i sezonit fantastik që ka kaluar.

“Topi i Artë? Do të them se e meriton Vini shkaku i sezonit dhe jo vetëm për atë që ka bërë këtë vit, por edhe të kaluarin”.

Ishte mbi të tjerët me futbollin e tij dhe ajo që bën me top. Është fëmijë, futbollist i kompletuar”.

Ai mund t’i fitojë ndeshjet i vetëm, sigurisht me ndihmën e bashkëlojtarëve, por është shumë i mirë kur Real Madridi ka nevojë për të prandaj e meriton”.

Gjithmonë është aty dhe e ka dëshmuar vetën. Për të gjitha këto, favoriti im është Vini”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme