Benitez: Atalanta mund t'i shkaktojë dhimbje Liverpoolit
Trajneri, Rafael Benitez, ka folur për çerekfinalen mes Liverpoolit dhe Atalantës në Ligë të Evropës, duke thënë se skuadra italiane ka eksperiencë për të menaxhuar presionin dhe se mund t'i shkaktojnë dhimbje skuadrës angleze sipas tij.
La Dea ka treguar tashmë aftësitë e tyre në Anfield një herë më parë, duke mposhtur të kuqtë 2:0 në takimin e tyre të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin 2020-21. Ata pësuan një humbje të dhimbshme në Bergamo, megjithatë, duke u dhënë atyre mësime të rëndësishme.
Përderisa Atalanta ka dështuar në luftën për një vend në top katërshe në Serie A, Liverpool është ende në garën për titull me Arsenalin dhe Manchester Cityn në Premierligë.
Rafa Benitez për ndeshjen
Duke folur për Sky Sports, Rafa Benitez tha: “Mendoj se do të jetë një ndeshje plot intensitet. Unë kam parë disa ndeshje dhe Atalanta futet në telashe kur skuadra tjetër shtyp me intensitet. Unë mendoj se do të jetë pak a shumë kështu. Megjithatë, Liverpooli mund të lërë pak hapësirë.”
Ish-trajneri i Liverpoolit komentoi shanset e La Deas për të kaluar në gjysmëfinale.
“Është shumë e vështirë, por ata mund ta bëjnë këtë. Atalanta luan shumë mirë, ka shansin t'i lëndojë me kundërsulme, edhe nëse Liverpooli është shumë i fortë. Ne duhet të shohim se kush luan, por ata kanë motivimin për të fituar ndeshjen dhe për të shkuar deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës”.
Rafa Benitez ka folur shumë për trajnerin e Atalantas, Gian Piero Gasperini.
“Ai është një trajner inteligjent që e di se çfarë po bën. Kur një ekip dhe një klub kanë ide të qarta, është më e lehtë për një trajner të punojë mirë. Klub inteligjent, ata menjëherë besuan te trajneri. Gasperini ka një avantazh, pasi ka punuar me të njëjtët lojtarë për disa vite. Ai është një njeri që njeh futbollin dhe lojtarët, ai është në gjendje të shprehë më të mirën e tij”.
Ai preku cilësitë e Liverpoolit dhe atmosferën në Anfield.
“Klopp do të përpiqet të përdorë presionin e Anfield për të qenë agresiv. Liverpooli mund të shpërqendrohet, duke qenë se është në garë për titullin në Premierligë."