Ben White le grumbullimin e Anglisë për arsye personale
Mbrojtësi i Arsenalit, Ben White është larguar nga kombëtarja e Anglisë për arsye personale.
White ishte në listën e Gareth Southgate në kuadër të Kupës së Botës, edhe pse nuk zhvilloi asnjë minutë gjatë fazës së grupeve.
Sidoqoftë, tani "Tre Luanët" kanë zbuluar se White është larguar nga grumbullimi dhe është rikthyer në shtëpi.
"Ben White u largua nga grumbullimi i Anglisë në Al Wakrah dhe u rikthye në shtëpi për arsye personale. Mbrojtësi i Arsenalit nuk pritet të rikthehet për pjesën e mbetur të skuadrës në turne".
"Ne kërkojmë që privacia e lojtarëve të respektohet për momentin", shkroi kombëtarja angleze në komunikatë.
#ThreeLions defender @ben6white has left England’s training base in Al Wakrah and returned home for personal reasons.
— England (@England) November 30, 2022
Në ndeshjen e radhës, Anglia do të përballet me Senegalin në kuadër të fazës së eliminimit direkt.