Bellingham suspendohet për dy ndeshje - NACIONALE

Bellingham suspendohet për dy ndeshje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Real Madridit Jude Bellingham është përjashtuar për dy ndeshje pas fjalorit që tregoi ndaj gjyqtarit Jose Munera Montero në barazimin 1:1 ndaj Osasunas.

Anglezit iu tregua direkt kartoni i kuq në përfundimin e pjesës së parë, me Monteron që shkroi se është ofenduar direkt nga lojtari.

Edhe pse Bellingham e mohoi duke deklaruar se ka qenë keqkuptim, Federata Spanjolle e ka dënuar lojtarin.

Të mërkurën, Federata spanjolle konfirmoi se Bellingham do të përjashtohet me dy ndeshje moslojë, kësisoj Reali duhet t’ia dalë pa mesfushorin në dy takimet e radhës në kuadër të kampionatit spanjoll, pra ndaj Gironas dhe Real Betisit.

Real Madridi gjithashtu pritet ta apelojë vendimin me ambicien që kanë fakte të mjaftueshme për ta dëshmuar të kundërtën.

Suspendimi i Bellingham nuk vlen për garat e UEFA-s, prandaj pritet të jetë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve të mërkurën në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të ngjashme