Belgjika triumfon bindshëm ndaj Azerbajxhanit dhe kualifikohet në “Euro 2024” si lider
Belgjika ka shënuar fitore të thellë ndaj Azerbajxhanit, për të avancuar si lider i grupit F në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Belgët ishin shumë herë më të mirë se skuadra e Gianni de Biasit, për të fituar në fund me rezultat të thellë 5:0.
Pas vetëm 17 minutave lojë, Romelu Lukaku kaloi Belgjikën në epërsi duke shënuar pas një asistimi fantastik të Jeremy Dokut.
Dominimi i vendasve vazhdoi me yllin e Romës që dyfishoi epërsinë nga afërsia pas një asistimi të Castanges (26’).
Kurse, katër minuta më vonë e kompletoi het-trikun duke shënuar pasi pranoi një top fantastik nga Faes (30’).
Lukaku s’u ndal më kaq duke realizuar edhe golin e katërt shtatë minuta më vonë, ku këtë herë u asistua nga Mangala (37’).
Belgjika vazhdoi të ishte shumë herë më e mirë duke krijuar raste të njëpasnjëshme, por golin e fitores nuk e realizuan deri vonë.
Ishte ylli i Arsenalit Leandro Trossard që vulosi fitoren me kokë pas asistimit të Dokut (90’).
Kësisoj, Belgjika avancon si lider me 20 pikë, derisa Austria kualifikohet si pozitë e dytë me 19 sosh.