Belgjika e ‘shkel’ Estoninë, Italia mposht Ukrainën - NACIONALE

Belgjika e ‘shkel’ Estoninë, Italia mposht Ukrainën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Belgjika ka triumfuar thellë ndaj Estonisë, derisa Italia me mund e ka mposhtur Ukrainën.

Kombëtarja italiane triumfoi me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj rivalit direkt për vendin e dytë, Ukrainës.

Pas një bashkëpunimi fantastik mes Davidde Frattesit dhe Mattia Zaccagnit, Italia kaloi në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë.

Italia vazhdoi me këtë ritëm, me Fratessin që dyfishoi epërsinë me një tjetër gol të bukur (29’).

Ukraina arriti ta ngushtojë epërsinë me anë të Yarmolenkos që realizoi pas një topi të kthyer (41’).

Sidoqoftë, vendasit u mbrojtën mirë në pjesën e dytë me ukrainasit që nuk arritën të bënin ndonjë mrekulli.

Me këtë fitore, Italia merr pozitën e dytë me shtatë pikë në grupin C, aq sa ka edhe Ukraina në pozitën e tretë.

Ndërkohë, Belgika ka treguar fuqinë ndaj Estonisë duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0.

Vertonghen kaloi Belgjikën në epërsi pas vetëm katër minutave lojë, pas një asistimi të bukur të Carrascos (4’).

Ndërsa, Leandro Trossard dyfishoi epërsinë me një gol nga afërsia (18’).

Belgjika vazhdoi fuqishëm duke shënuar edhe dy herë për dy minuta me anë të Romelu Lukakut (56’, 58’).

Derisa, fitoren e vulosi De Ketelaere në përfundimin e ndeshjes pas asistimit të Dokut (88’).

Pas kësaj fitore, Belgjika mbetet lider në grupin F me 13 pikë, derisa Estonia në fund me një sosh.

Lajme të ngjashme