Behar Maliqi e njofton pensionimin nga futbolli - NACIONALE

Behar Maliqi e njofton pensionimin nga futbolli

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njëri nga futbollistët më të mirë në futbollin e pasluftës së Kosovës, Behar Maliqi, sot ka njoftuar pensionimin e tij.

Maliqi që luajti për shumë klube kosovare, duke fituar të gjithë trofetë, i jep fund karrierës mbi 20-vjeçare.

Ai këtë njoftim e bëri në rrjetet sociale, duke falënderuar klubet që i besuan përfaqësimin e fanellës.

Postimi i plotë i Behar Maliqit

Të dashur familjarë dhe miq,

Sot dua t'ju informoj për një vendim shumë të rëndësishëm. Pas një karriere të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në futboll, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli aktiv.

Gjatë kësaj periudhe si lojtar aktiv, kam fituar shumë. Kam përjetuar momente të paharrueshme, kam krijuar miqësi të shumta dhe kujtime që do t'i mbaj mend gjithmonë. Veshja e fanellës së përfaqësueses së Kosovës, ishte një ndër arritjet më të mëdha, ishte nder dhe privilegj që të përfaqësoje vendin tim.

Dua të falënderoj në radhë të parë familjen time dhe shoqërinë për mbështetjen gjatë gjithë karrierës sime. Po ashtu dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e karrierës sime: të gjithë klubet që më kanë besuar fanellën e tyre (KF Feronikeli 74, KF Prishtina, KF Llapi, KF Malisheva, FK Partizani, KF Fushe Kosova, KF Keku, KF Airoporti), të gjithë trajnerët, të gjithë bashkëlojtarët dhe patjetër edhe gjithë tifozët për përkrahjen.

Faleminderit edhe njëherë për të gjitha emocionet.
Behar Maliqi

Sezonin e fundit që lamë pas, ai u kthye te Feronikeli, aty ku vite më parë kishte fituar gjithçka, por u kufizua në vetëm katër paraqitje, pasi mbeti jashtë fushës për shkak të një lëndimi.

Kështu, Behar Maliqi i jep fund karrierës së tij në moshën 37-vjeçare, duke qenë një nga futbollistët më të dalluar në Superligën e Kosovës ndër vite.

Lajme të ngjashme