Befasuese: Shqipëria dhe Serbia kërkojnë organizimin e Kampionatit Evropian për 2027 - NACIONALE

Befasuese: Shqipëria dhe Serbia kërkojnë organizimin e Kampionatit Evropian për 2027

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Federatës Shqiptare Armand Duka ka njoftuar se Shqipëria dhe Serbia po kërkojnë zyrtarisht që ta organizojnë Kampionatin Evropian 2027 për U-21.

Kjo padyshim që është e padëgjuar më parë, ngase FSHF-ja gjithnjë e ka përkrahur FFK-në, e shpesh herë i ka dalë kundër Serbisë në disa raste.

Megjithatë, vetë Duka në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziun ka njoftuar se kanë bërë kërkesë që me Serbinë ta zhvillojnë Kampionatin Evropian për U21-shat.

Kërkesa e përbashkët tashmë është dorëzuar në UEFA dhe shumë shpejtë pritet të marrin përgjigje nga organi më i lartë në vend.

“Në 2027 ne jemi vend kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21. Duke qenë se ne nuk plotësojmë kushtet për të organizuar një kampionat vetëm në Shqipëri, pasi duhen tetë stadiume minimalisht, ne jemi bashkuar me Serbi në një kandidaturë për të organizuar një kampionat në Shqipëri dhe Serbi”.

“Padyshim që kjo do një angazhim të madh jo vetëm të federatës së futbollit, por edhe të qeverive respektive. Duhet të krijojmë disa komunikime, duhet të krijojmë disa lehtësira dhe të bëjmë të mundur.

“Mendoj se kjo është një lajm i mirë për futbollin shqiptar dhe për futbollin serb, për popullin shqiptar, për popullin serb. Në fund të fundit ne organizojmë dhe nëpërmjet sportit, pse jo të kemi një jetë më të mirë”, deklaroi Duka.

Lajme të ngjashme