Befason Chelsea, i vendos çmim të lartë Armando Brojës - NACIONALE

Befason Chelsea, i vendos çmim të lartë Armando Brojës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea i ka vendosur një çmim të lartë prej 50 milionë funteve sulmuesit Armando Broja, pasi u raportua se duan ta shesin në afatin dimëror.

Interesim për shqiptarin tashmë kanë shprehur rivalët e Premierligës, si West Ham United, Fulham dhe Wolves

Chelsea ka ndryshuar planet lidhur me Brojën, ku në verën e kaluar ishte i paprekshëm mirëpo tani duan të dëgjojnë oferta për 22-vjeçarin shkak i paraqitjeve jo bindëse.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për ta liruar me “The Telegraph” që raporton se “Blutë” e vlerësojnë qendërsulmuesin 50-60 milionë funte.

Thuhet se vlerësimi i tyre është bazuar në atë se sa vlejnë tani lojtarët e rinj të Premierligës, ose që janë shitur së fundmi.

Manchester United pagoi 72 milionë funte për Rasmus Hajlund dhe me Brighton që e vlerëson Evan Fergusonin rreth 100 milionë funte, ishin faktorët kryesorë që rezultuan që Chelsea të kërkojë këtë vlerë të lartë për 22-vjeçarin.

Broja impresionoi sa ishte huazim te Southampton para disa sezoneve, por që atëherë ka shënuar vetëm dy gola në 36 paraqitje për Chelsean.

Sidoqoftë, ekziston shansi që Broja të vazhdojë qëndrimin në “Stamford Bridge” sepse Mauricio Pochettino mbetet pa zgjedhjen e parë në qendër, Nicolas Jackson që po luan në Ligën e Kombeve të Afrikës derisa Christopher Nkunku po vuan me lëndime, që mund t’i hapë rrugë shqiptarit ta dëshmojë vetën në javët në vijim.

Chelsea të martën e ardhshme do të zhvillojë gjysmëfinalen kthyese ndaj Middlesbrough në Carabao Cup, pastaj përballet me Aston Villan në FA Cup dhe Liverpoolin në Premierligë.

Lajme të ngjashme