Befason Arsenal, përgatit ofertë për yllin e Gremios - NACIONALE

Befason Arsenal, përgatit ofertë për yllin e Gremios

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është duke përgatitur një ofertë për të transferuar mesfushorin e Gremitos Bitello.

“Topçinjtë” kanë kompletuar marrëveshjen me Declan Rice, gjë që ka mbetur vetëm të zyrtarizohet, por mesa duket nuk do të jetë nënshkrimi i vetë,

Trajneri Mikel Arteta dëshiron ta përforcojë edhe më shumë mesfushën pasi Granit Xhaka kaloi te Bayer Leverkuseni.

Sipas “Radio Guaiba”, Arsenal ka dërguar përfaqësuesit në Brazil për të bërë ofertën hapëse te Bitello.

Skautët e klubit anglez thuhet se e kanë vëzhguar paraqitjet e lojtarit që disa ndeshje, përfshirë edhe barazimin 1:1 ndaj Bahias që u zhvillua në mesnatë.

Gremio momentalisht ka 70 për qind të të drejtave të Bitellos dhe kërkojnë 10 milionë euro për ta liruar. 30 përqindëshi i mbetur i takon ish klubit FC Cascavel, që garon në divizionin e katërt në Brazil.

Bitello ka qenë ndër lojtarët me paraqitjet më të mira te Gremio këtë edicion duke shënuar shtatë gola, si dhe dhuruar katër asistime në 33 paraqitje.

33-vjeçari vazhdon të mos marrë ndonjë ftesë nga kombëtarja braziliane pavarësisht që luan në disa pozita në mesfushë, ku edicionin e kaluar shkëlqeu si qendërsmesfushor.

Arsenal ndërkohë pritet ta njoftojnë transferimin e Jurrien Timber nga Ajax këtë javë.

Lajme të ngjashme