Befasia e Evropianit: Austria shënon fitore ndaj Holandës dhe kualifikohet në fazën e 1/8 së finales nga vendi i parë
Ka përfunduar takimi dramatik mes Holandës dhe Austrisë, në kuadër të grupit D, të xhiros së tretë, aty ku austriakët shënuan fitore të madhe 3:2 ndaj 'Tulipanëve', për të kaluar në fazën e eliminimit direkt nga vendi i parë.
Kjo është një befasi e ëmbël, pasi Austria e kalon grupin D si lidere, në të njëjtin grup ku favorit u cilësuan Holanda e Franca.
Por, skuadra e Ralf Rangnick, ka treguar paraqitje shumë të mirë në çdo ndeshje, madje edhe në humbjen ndaj Francës në xhiron e parë.
Sa i përket takimit të sotëm, një takim shumë i balancuar u zhvillua në Berlin.
Austria ishte më e mirë në pjesën e parë, teksa raste pothuajse të njëjta patën në pjesën e dytë.
Austriakët dolën të parët në epërsi kur shënuan për 1:0 në minutën e gjashtë, pas autogolit të Donny Malen, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.
AUSTRIA LEAD 1-0
— Kay | Snapchat & IG Ads (@KayRMFC) June 25, 2024
OWN GOAL MY MALEN pic.twitter.com/27WGVGyILd
Holanda arriti të barazonte rezultatin me të filluar pjesa e dytë, me yllin e Liverpoolit, Cody Gakpo që çoi topin në rrjetë për 1:1.
Por vetëm 12 minuta zgjati ky barazim, me Austrinë që riktheu epërsinë në 2:1 me golin e Schmid.
GOOOOLLLLLL ROMANO SCHMID!!
— Siaran Bola Live (@SiaranBolaLive) June 25, 2024
BELANDA 1-2 AUSTRIApic.twitter.com/jeBKpcfpLv
Memphis Depay mbajti gjallë shpresat për Holandën kur barazoi në 2:2 në minutën e 75-të.
Por, Sabitzer e dënoi Holandën në minutën e 80-të, për të shënuar për rezultatin përfundimtar 3:2, që doli të ishte goli që Austrinë e kualifikoi në mesin e 16 skuadrave më të mira si lidere e grupit D.
Megjithatë, edhe Holanda me katër pikë me shumë gjasë do të jetë në fazën e eliminimit direkt nga vendi i tretë.
Austria si vend i parë në këtë grup, në 1/8 e finales takohet me vendin e dytë të grupit F, që pritet të përcakohet mes Turqisë dhe Çekisë.
Në anën tjetër Holanda, mund të përballet me Spanjën apo vendin e parë nga grupi C apo E.