Beckham zbulon se çka e bindi Leo Messin për kalimin te Inter Miami
Presidenti i Inter Miamit David Beckham thotë se Lionel Messi thjesht donte një vend ku të kalojë jetën e mirë, andaj edhe zgjodhi kalimin te skuadra e Inter Miamit.
Argjentinasi pas largimit nga PSG-ja ëndërroi rikthimin te Barcelona, por që nuk priti shumë dhe vendosi të nënshkruante për skuadrën amerikane.
Beckham së fundmi ka shpjeguar si e bindi Messin, për të cilin deklaroi se është ëndërr që kur erdhi.
“Ishte i interesuar vetëm për një vend ku familja e tij mund të kënaqet dhe të ketë një jetë të mirë. Kjo ishte shumë e rëndësishme për Leon. E kam fjalën, që kur vendosi këmbën në Miami ka qenë ëndërr, sinqerisht”.
“Të gjithë kanë mendimet e tyre se kush është më i miri i të gjitha kohërave, nëse është Diego Maradona, Pele apo lojtarët e tjerë. Por, për të thënë se MLS, në Miami kemi lojtarin më të mirë në histori, është thjesht ëndërr, e dini?”.
“Është ëndërr për të gjithë këtu. Shkoi në stërvitje çdo ditë sepse nuk e besoj që e kemi Leon. Thjesht, shkoj për ta shikuar se çfarë bën ai dhe kjo është gjë e veçantë për ne”.
Messi deri më tani ka bërë 32 paraqitje për Inter Miamin, duke zhvilluar 27 paraqitje dhe dhuruar 17 asistime në proces.