BB Llapi kampion i Ligës së Parë në Futsall
Skuadra e BB Llapit është shpallur kampion në Ligën e Parë në Futsall.
Llapjanët triumfuan edhe në ndeshjen e fundit ndaj Jetoni Futsall me rezultat 8-4.
Në ndeshjen e mbrëmshme shkëlqeu lojtari Masar Lohaj, me 6 gola të shënuar.
BB Llapi ishte bindshëm skuadra më e mirë në gjithë sezonin, me vetëm një humbje të regjistruar.
Si rezultat, Llapi kthehet në Superligë, aty ku edhe mori pjesë për vite të tëra.