Bayerni në epërsi ndaj PSG-së, shënon Kim-Min Jae
Mbrojtësi Kim-Min Jae e ka kaluar Bayern Munichun në epërsi ndaj Paris Saint-Germain.
Qendërmbrojtësi realizoi me kokë nga afërsia pas një intervenimi të dobët së skuadrës mysafire.
Mbrojtja nuk arriti ta largonte më së miri goditjen e Joshua Kimmich nga këndi, nga ku topi iu kthyer ish yllit të Napolit, i cili e kishte të lehtë ta dërgonte në rrjetë (38’).