Bayerni fiton në udhëtim te Hoffenheimi, Dortmundi turpëron Stuttgartin - NACIONALE

Bayerni fiton në udhëtim te Hoffenheimi, Dortmundi turpëron Stuttgartin

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, ka arritur të marrë një fitore në udhëtim te Hoffenheimi me rezultat 2:0, për të qëndruar në hap me vendin e parë Union Berlin, në anën tjetër Borussia Dortmund ka fituar lehtësisht si mikpritëse e Stuttgartit me rezultat 5:1.

Hoffenheim – Bayern Munich

Të gjithë jemi dëshmitarë të një sezoni mjaftë të fortë që po zhvillohet në Bundesligën gjermane, me shumë skuadra që po qëndrojnë afër njëra tjetrës te kreu i tabelës.

Bayerni që është kampioni i padiskutueshëm atje për disa vite radhazi, nuk e ka nisur edhe aq mirë këtë kampanjë, pas në 11 ndeshje me këtë sot, ka marrë gjashtë fitore, katër barazime dhe një humbje.

Sot në ndeshjen kundër Hoffeinheim, skuadra e Julien Nagelsmann mori pikët e plota të radhës duke fituar me rezultat 2:0 në PreZero Arena.

Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e parë, e pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol.

Golin e epërsisë së parë 1:0 e shënoi talenti 19-vjeçar, Jamal Musiala në minutën e 17-të të takimit pas asistimit të mesfushorit, Leon Goretzka. VIDEO

Kur kishin mbetur edhe disa minuta deri në përfundim të pjesës së parë, Eric Maxim Choupo-Moting doli në skenë për të dyfishuar epërsinë, saktësisht në minutën e 38-të pas asistimit të Serge Gnabry.

Pjesa e dytë ishte mjaft e dobët, pasi asnjëra nga skuadrat nuk arrinte të krijonte raste të mira shënimi, dhe me rezultatin 2:0 përfundoi takimi.

Bayern Munich pas tri pikëve që mori gjendet në vendin e dytë me një pikë më pak se Union Berlin e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Hoffeinheim mbetët në pozitën e gjashtë me 17 pikë, një më pak se Mainz i pozitës së pestë.

Borussia Dortmund – Stuttgart

Dortmundi e ka turpëruar në shtëpinë e saj Stuttgartin, duke e mposhtur me rezultat 5:1.

Verdhezinjtë ishin të jashtëzakonshëm në të dy pjesët e takimit, me të riun Jude Bellingham që po paraqitet mahnitshëm në këtë fillim sezon.

Llogarinë e golave e hapi pikërisht, Bellingham, qysh në minutën e dytë të takimit.

Dortmund vazhdoi me gola, duke shënuar edhe dy të tjerë deri në fund të pjesës së parë.

Fillimisht ishte Niklas Sule që shënoi për 2:0 në minutën e 13-të. VIDEO

Ndërsa për 3:0 u përkujdes anësori amerikan, Giovanni Reyna në minutën e 44-të.

Golat e skuadrës së Edin Terzic vazhduan edhe në pjesën e dytë të takimit.

Ishte sërish Jude Bellingham që shënoi, për golin e dytë personal dhe të katërtin për Dortmundin në minutën e 53-të.

Për golin e fundit të verdhezinjëve të rezultatit 5:0 u përkujdes 17-vjeçari, Youssoufa Moukoko, në minutën e 72-të pas asistimit të portugezit, Guerreiro.

Dortmund tani ka pozitën e katërt me 19 pikë në 11 ndeshje të zhvilluara, dy më pak se vendi i tretë, Freiburg, ndërsa Stuttgart gjendet në zonën e rrezikshme, saktësisht në pozitën e 16-të me vetëm tetë pikë të grumbulluara.

Tabela në Bundesliga

Rezultatet tjera në këtë orar:

Bayer Leverkusen 2:2 Wolfsburg;

Augsburg 3:3 Leipzig;

Freiburg 2:0 Werder Bremen.

Lajme të ngjashme