Bayerni e dënon yllin e skuadrës për shkak se kishte vozitur i dehur - NACIONALE

Bayerni e dënon yllin e skuadrës për shkak se kishte vozitur i dehur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, ka konfirmuar se mbrojtësi francez, Benjamin Pavard, është dënuar nga klubi pasi ishte zënë duke vozitur në gjendje të dehur.

Reprezentuesi i Francës ishte dje një nga shënuesit e skuadrës gjermane në fitoren kundër Interit me rezultat 2:0, dhe trajneri gjerman foli për mbrojtësin pas fitores.

Nagelsmann u përgjigj në raportimet se 26-vjeçarit iu morr licenca e drejtimit të automjetit dhe u dënua nga klubi me gjobë të lartë që besohet të jetë pesëshifrore, pasi u arrestua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Benjamin Pavard: Fullback or Central Defender? – The latest Bayern Munich news

“Unë mendoj se klubi ka reaguar në mënyrë korrekte. Ne e pamë gabimin. Kur gjërat ndodhin, ju duhet ta lëni atë të pushojë në një pikë. Nëse është shqiptuar dënimi i nevojshëm, atëherë është mirë”, tha trajneri i kampionit gjerman për Amazon Prime Video.

Ndërsa drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, u ndal të flasë në detaje se a u ndal futbollisti nga policia.

FC Bayern: Salihamidzic erklärt seine Kaderplanung, Pavard bereut späten Wechsel - FOCUS online

“Kjo ngjarje ishte para tetë javëve. Ne e përfunduam atë në të njëjtën ditë apo pas dy ditëve. Që nga atëherë ai ka bërë ndeshje të jashtëzakonshme, dhe kundër Interit tregoi se çfarë lojtari është duke luajtur me vetëbesim të lartë. Ne e kemi sqaruar këtë qe një kohë të gjatë dhe nuk ia vlen të përmendët më.”

Benjamin Pavard 2022-23

Pavard nuk ka pasur kohë të lehta në Bayern kohët e fundit dhe po ballafaqohet me një të ardhme të pasigurt në Gjermani.

Mbrojtësi francez ka folur për luftën e tij me depresionin gjatë izolimit dhe pranoi se kishte biseduar për një largim gjatë verës. Pavard po përballet gjithashtu me presion të vërtetë për vendin e tij në formacion nga nënshkrimi i verës me Noussair Mazraoui dhe i skadon kontrata në vitin 2024.

Benjamin Pavard 2022-23

Bayerni pas fitores së djeshme në Ligën e Kampionëve do të kthehet në fundjavë për ndeshjen në Bundesligë që e zhvillon kundër Hertha Berlin të shtunën.

Lajme të ngjashme