Bayern s’dorëzohet për Davies, gati ofertën e re
Bayern Munich është duke tentuar ta bind mbrojtësin Alphonso Davies për të rinovuar kontratën.
Kanadezi ka arritur marrëveshje në parim me Real Madridin, që t’iu bashkohet qoftë në këtë verë ose në vitin 2025.
Megjthatë, Bayern Munich nuk do ta pranojë aq lehtë humbjen e Davies, andaj drejtori i ri Eberl ka rezervuar takim për vikendin e ardhshëm.
Sipas “Sky SportDE”, Bayern Munich do t’i ofrojë kontratë të re deri në vitin 2029, me pagë të rritur që mund të shkojë rreth 11-13 milionë euro për vit.
Mirëpo, me kërkesat aktuale të Davies marrëveshja është shumë larg pasi ai kërkon plot 20 milionë euro për vit. “Bavarezzët” po synojnë që brenda javëve në vijim ta qartësojnë të ardhmen e lojtarit.
Në rast që Bayern Munich dhe Davies nuk arrijnë marrëveshje këtë javë, atëherë do të planifikohet shitja në verën e ardhshme.
🚨Excl. Details #Davies: New talks between Eberl/Freund and his management are scheduled this week!
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) March 11, 2024
➡️ Bayern is offering a new contract until 2029
➡️ And a new salary of around €11-13m gross/year!
Davies and his management demand up to €20m all-in. Bayern wants clarity… pic.twitter.com/p3c5rsRWPR
Real Madrid në anën tjetër është i gatshëm të ofrojë deri në 50 milionë euro për mbrojtësin dhe mund të përfitojnë nga situata pasi kontrata aktuale skadon më 2025.