Bayern Munich vendos për Tuchelin para përballjes me Arsenalin
Bayern Munich nuk ka plane për ta shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel para çerekfinales të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, pavarësisht humbjes turpëruese të shtunën kundër Heidenheim.
Ish trajneri i Chelseas do të largohet në fundin e sezonit, mirëpo kishte frikë se mund të shkarkohej këto ditë sidomos pas asaj humbje, që mund të thuhet se ia dorëzoi titullin Leverkusenit, që ka nevojë vetëm për dy pikë që të shpallet kampion.
Humbja e fundit i ka zhgënjyer drejtuesit e Bayernit megjithatë jo deri në atë pikë që ta shkarkojnë menjëherë.
Drejtori sportiv Max Eberl ka konfirmuar se Tuchel do të qëndrojë në stol edhe për përballjen ndaj Arsenalit.
“A do të jetë në stol ndaj Arsenalit? 100 për qind. Nuk e kam menduar (shkarkimin). Nuk është gjithnjë problemi te trajneri”, deklaroi ai.
Tuchel ndërkohë shpjegoi humbjen e fundit duke pasur kritika për mbrojtjen e skuadrës gjermane.
“Kjo nuk duhet të ndodhë. Kishim gjithçka nën kontroll, është vështirë të përgjigjem tani”.
“Po vuajmë ta mbajmë nivelin, fatkeqësisht kjo ishte dëshmi tjetër. Kishim tre apo katër shanse për ta përfunduar ndeshjen, por s’i finalizuam. Mënyra si po pranojmë gola është shumë e thjesht”.
Ndërkohë, përballja mes Arsenalit dhe Bayern Munichut zhvillohet të martën në “Emirates Stadium” me fillim nga ora 21:00.