Bayern Munich rivalizon Real Madridin për Varanen - NACIONALE

Bayern Munich rivalizon Real Madridin për Varanen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid duhet të garojë me Bayern Munichun për të siguruar shërbimet e Raphael Varanes muajin tjetër, me gjigantin gjerman që pritet të bëjë një ofertë zyrtare drejt Manchester Unitedit.

Francezi shihet si një “transferim emergjent” te Real Madridi, skuadër nga e cila u largua në vitin 2021. Me lëndimin e David Alaba, “Los Blancos” e kanë bërë prioritet yllin francez.

Carlo Ancelotti gjithashtu është i hapur që të punojë sërish me Varanen, me 30-vjeçarin që nuk do ta refuzonte rikthimin në “Santiago Bernabeu” pasi befasisht humbi vendin në formacionin bazë.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Real Madrid s’do ta ketë aq të lehtë të sigurojë shërbimet e Varanes pasi në garë mbetet edhe Bayern Munich që gjithashtu ka vështirësi në këtë pozitë.

Dyshja e Bayernit Mik Min-jae dhe Noussair Mazraoui do të marrin pjesë në Kupën e Azisë, duke e lënë trajnerin Tuchel me pak opsione në atë pozitë.

Drejtori sportiv Christoph Freund ka konfirmuar se klubi po shikon mundësitë për të blerë një mbrojtës dhe Bayern thuhet se është gati të bëjë një ofertë zyrtare prej 20 milionë eurove.

Kjo vlerë shihet si e mjaftueshme që Unitedi ta shet, pasi mund ta humbasin pas vetëm gjashtë muajve si agjent të lirë.

Ndërkohë, Real Madrid ka edhe opsione të tjera, si Gonçalo Inacio dhe Giorgio Scalvini.

Lajme të ngjashme